Kurba e infektimeve Covid,Skënder Brataj paralajmëron: “Ja ç’do ndodhë pas 3 javësh”

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije së fundmi se rastet me Covid po shtohen këto kohë.

“Patëm disa ditë që qendrën e Urgjencës Kombëtare ishin zero kërkesat për tampon, tani kanë filluar janë rritur, 7-15 në 12 orë. Po vihet re edhe një rritje e lehtë e shtrimeve në spital. Nëse këto kohë kishim 10-12 tani kanë shkuar deri në 20 numri i të shtruarve në ditë.”-tha ai.


Brataj thotë se kurba e infektimeve do të vijojë ngjitjen për të arritur pikun në javën e tretë të majit. Kjo do të ndihet veçanërisht në zonat rurale të paprekura më parë nga Covid.

“Tubimet dhe grumbullimet më të mëdha u bënë ditët e fundit dhe duhen 2-3 javë për të parë se sa do te jetë rritja. Kuptohet që do të ketë një rritje fiziologjike më të vogël se herët e tjera, por mosrespektimi i masave po e tregon më së miri këtë”, tha ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.