Kalendari për javën e 32, Superiorja vjen me supersfiden Skenderbeu-Partizani

Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e saj më emocionuese teksa tashmë kanë mbetur edhe vetem pesë ndeshje nga fundi i sezonit. Edhe java e 32, rezervon përplasje që mund të vendosin shumë për fatet e skuadrave, teksa kjo javë do të jetë e ndarë në dy ditë.

Gjithçka nis të premten, në orën 18:00 ku Kukësi një zhgënjim i këtij sezoni, pret në Elbasan, Vllazninë pretendente për titull. Sakaq, të shtunën do të luhen katër sfidat e mbetura.

Dy prej tyre nisin në orën 16:00, teksa Tirana pret Kastriotin, ndërsa Apolonia luan ndaj Laçit.Në orën 19:00, zbresin në fushë dy pretendente të tjera për titullin me Teutën që pret Bylisin dhe Partizanin kryesues që udhëton në Korçë për t’u përballur me vendasit e Skënderbeut .

Gjatë fazës së tretë Skenderbeu ka treguar stabilitet. Të besuarit e trajnerit Migen Memelli shikohen në rrugën e drejtë për të qendruar mes me te mireve por ne te njejten kohe jane ne finalen e kupes se Shqiperise ne vitin e tyre me te keq.

Kalendari favorizon Korçaret pasi si Bylis ashtu edhe Kastrioti udhëtojnë në transferta të vështira përkatësisht në Durrës dhe Tiranë.Një fitore e Skenderbeut ndaj Partizanit ketë javë i jep shume mundësi ujqërve të rikuperojnë dhe të parakalojnë që ketë javë Bylisin dhe Krutanët.

Ndeshjet, e premte:

18:00 Kukësi-Vllaznia

E shtunë:

16:00 Tirana-Kastrioti

16:00 Apolonia-Laçi

19:00 Teuta-Bylis

19:00 Skënderbeu-Partizani

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.