COVID-19 GREQI / JA SA RASTE JANE REGJISTRUAR

Greqia vijon të ketë shifra të larta të infektuarish me COVID-19.Në 24 orët e fundit bëhet me dije se kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit 2 093 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 96 të tjera.

Sipas autoriteteve shëndetësore vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në spital për shkak të Covid-19 765 persona.Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka arritur në 352,027 raste mes të cilëve kanë humbur jetën 10,764 pacientë.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.