Ardit Gjebrea zbulon kush do ta prezantojë këtë vit Këngën Magjike

Kënga Magjike 2021” ka nisur me prezantimin e konkurentëve të këtij edicioni, teksa i afrohet finales së madhe.Çdo ditë zbulohen detaje të reja dhe një nga më të rëndësishmit e zbuloi Arditi pak më parë.Mbrëmjen e djeshme, përmes një postimi në Instagram, producenti dhe moderatori i Këngës Magjike, Ardit Gjebrea zbuloi emrin e bashkë-prezantueses që do ta shoqërojë gjatë netëve finale të festivalit.


“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021!”– shkruan Gjebrea në foton ku shfaqet bashkë me Marsela Çibukajn.

Siç moderatori konfirmon, Marsela do të jetë pjesë e skenës së Këngës Magjike gjatë të treja netëve finale.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.