Sapo ka përfunduar takimi mes Skënderbeut dhe Partizanit, me shifrat 1-1. Për të parë golin e parë, duhej të prisnim fundin e pjesës së parë. Junior kontrollon mirë topin, duke dërguar topin në rrjetë.
I barazimit vjen në të 50-tën, me Mensah që nuk fal.Të kuqtë shkojnë në kuotën e 58 pikëve, në vendin e dytë. Skënderbeu rikuperon shume duke luajtur gjithçka për gjithçka dhe duke marë pike dhe duke barazuar Bylisin me 30 pikë.
Me këtë barazim të marrë mbrëmjen e sotme,Skënderbeu e sheh mbijetesën vetëm 1 pikë larg.
Bardhekuqtë kanë marrë një fytyrë tjetër me Memellin në krye, duke mos iu trembur as ekipeve pretendente për titull.
FT: SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-1
Mensah 55′ / Stenio Zhunior 44′

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+3’ Hasani pason në mënyrë perfekte për Asanin, i cili gjuan me kokë por Rexhepi del dhe i bllokon rrezen duke i mohuar golin sulmuesit të të kuqve.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
75’ Idrizaj gjen hapësirë për të harkuar nga e djathta, por i jep sferës më shumë forcë se duhet dhe ajo përfundon në fundore.
55′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Mensah gjen rrugën e rrjetës. Pas harkimit të Taipit, sulmuesi e prek fare pak topin, aq sa për ta dërguar në rrjetë! Në festë korçarët!
46′ Starton pjesa e dytë, Memelli kryen menjëherë zëvendësim, largon nga fusha Zhan Viktor, vendin e tij e merr Mara.
44′ GOOOOL PARTIZANI 0-1/ Stenio Zhunior kalon në avantazh skuadrën kryeqytetase!
32′ Skënderbeu has vështirësi në ndërtimin e aksioneve sulmuese, skuadra e Ilir Dajës shfaq superioritet në këto minuta.
30’ Përpiqet të dalë nga gjysmëfusha e vet Skënderbeu, duke kërkuar pasimet e shpejta në krahë për Berishën dhe Mensah.
24’ Zhunior gjuan përsëri nga jashtë zonës, Rexhepi kontrollon i sigurt.
22’ Shpëton Skënderbeu. Një gjuajtje e Asanit grushtohet nga Rexhepi, sfera shkon te Hasani i cili gjuan por në mënyrë të pabesueshme çon sferën jashtë.
16′ Skënderbeu ushtron presion lartë me Berishën dhe Mensah, por tregohet të kujdesshëm futbollistët e Partizanit.
10′ Momente paniku në mbrojtjen e Skënderbeut, skuadra e Ilir Dajës për pak sa nuk kalon në avantazh. Nuk mungon as tensioni. Pas tentativës së Stenio Zhunior, topi bën karambol te disa futbollistë dhe përfundon mbi traversë.
6′ Start i qetë, Partizani përpiqet të marrë frenat e lojës duke dominuar mesin e fushës, të vendosur mirë korçarët e Memellit.

1′ Ka startuar sfida në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.
FORMACIONET ZYRTARE
SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Agbodzie, Vitija, Bajrami, Zguro, Vangjeli, Taipi, Zhan Viktor, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli.
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Hasani, Asani, Çinari, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja.
