Tronditet Korça/Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari tek Pazari i Vjetër

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Pazarit në qytetin e Korçës.Bëhet me dije se i plagosuri Marsel Rusi ,rreth 33-vjet ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, teksa mësohet se ka marrë një plumb në fundshpinë, ndërsa mënyra se si është plagosur mundet që te jetë veteplagosje ,gjithsesi mbetet ende e paqartë se si i riu është vetëplagosur ndersa po vijohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Korçë/Informacion paraprak


Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.