Dalin detajet rrëqethëse nga ngjarja në Elbasan/41-vjeçarit që i morën jetën kishte të shkuar të errët dhe në Spanjë

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e një natë më parë në Elbasan. Sipas burimeve në polici thuhet se janë sekuestruar shumë kamera sigurie biznesesh përgjatë aksit Elbasan – Metalurgji dhe Elbasan.Ndërkohë në trupin e viktimës janë gjetur të paktën 10 plumba, të cilët i kanë përshkruar zonën e barkut. Sipas autopsisë, qitjet janë bërë nga një distancë e afërt.


Hetuesit janë duke hetuar në 3 pista hetimi, nisur edhe nga e kaluara e viktimës. Përplasja mes grupeve kriminale, hakmarrja dhe prishja e pazareve të drogës janë pistat ku janë përqendruar për momentin hetimet.

14 vite më parë, vëllai i viktimës, Alfons Caka, i njohur si “Nocja”, do e ekzekutohej në Barcelonë të Spanjës, por pas 4 vitesh, në vitin 2011, tek ura e Zaranikës u ekzekutua Gëzim Alikajt. Për këtë ngjarje, u akuzua 41-vjeçari Everes Caka, por akuzat nuk u provuan kurrë. Ndërkohë rreth 4 muaj më parë po në Spanje do vritej edhe Florenc Alikaj (vëllai i Gëzim Alikajt), vetëm pak muaj pasi kishte dalë nga burgu.

Bashkëshortja Silvana Çaka ka deklaruar se autori u afrua te makina dhe qëlloi me breshëri plumbash.Fillimisht kanë menduar se janë përfshirë në aksident, pasi dikush i ka përplasur nga pas. Silvana Çaka ka deklaruar se burri është qëlluar nga ana e shoferit.

Silvana Çaka është shprehur: “Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirë-menduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.