Dua Lipa fiton 2 çmimet e mëdha në “Brit Awards”

Është mbajtur mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës në industrinë e muzikës britanike, Brit Awards 2021.Dua Lipa fitoi dy çmime në ceremoninë “Brit Awards” për artistët më të mirë në Britani.

Dua Lipa pas çmimit për Këngëtaren më të mirë Britanike në ceremoninë e ”Brit Awards”, albumi i saj ”Future Nostalgia” u shpërblye edhe me çmimin e Albumit më të Mirë.

Dua Lipa :Nuk po më besohet që kjo po ndodh. Ky album ka shumë kuptim për mua dhe faleminderit të gjithë atyre që e kanë dëgjuar. Ky album më ka mësuar shumë si vetëbesimin, fuqinë, kurajën dhe më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi. U jam shumë falënderuese njerëzve të mrekullueshëm me të cilët kam punuar dhe kam krijuar një album të tillë”, ka thënë Lipa ndersa ka pranuar trofeun e dytë në këtë ceremoni.

Dy shqiptarë në ”Brit Awards 2021”. Dua Lipa dhe Dj Regard

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.