Derbi i fundit i këtij sezoni mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur në një barazim pa gola, që me siguri nuk ka kënaqur asnjë prej skuadrave pasi kanë humbur terren në krahasim me rivalët direkt sa i përket luftës për titull dhe Europës.Derbi i sotëm ka folur fillimisht për Partizanin, i cili iu afrua më shumë golit në pjesën e parë, me Zhunior që shpërdoroi para Bekajt e me të kuqtë që panë t’u anulohet një gol i Çinarit. Ndërsa në fund, ishte Asani ai i cili tronditi traversën.
Por pas pushimit, sfida u ekuilibrua disi, edhe pse Tirana rrinte e mbledhur në mbrojtje duke mos lënë hapësira për sulmin e të kuqve. Këta të fundit provuan deri në fund që të fitonin ndeshjen, por nuk ia dolën të shfrytëzonin rastet që krijuan deri në minutat shtesë të sfidës.
Ndonëse me shumë intensitet, munguan finalizimet nga të dyja krahët, duke treguar edhe njëherë se sulmuesit e “racës” në kampionatin shqiptar janë shumë të rrallë.
Tirana i dërgon të kuqtë një hap pas në luftën për titull, teksa tashmë renditen 3 pikë pas Teutës në klasifikim. Ndërkohë kjo pikë është e vlefshme për bardheblutë, që mbeten ende në garë për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Partizani me këtë barazim shkon në kuotën e 59 pikëve në vendin e dytë, tre më pak se Teuta kryesuese.
Tirana mban vendin e pestë me 54 pikë, tre më pak se zona europiane.
Vlen të theksohet fakti se përballja e ditës së hënë mes Teutës dhe Partizanit, do të shndërrohet në një finale të madhe për titullin.
Kategoria Superiore, java 33 – 19:00

Stadiumi: Air Albania, Tiranë
Arbitër: Eldorjan Hamiti
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Junior Trajner: Ilir Daja
Tirana: Bekaj; Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Çelhaka, Danso, Ismajlgeci; Torassa, Seferi Trajner: Orges Shehi
