Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore.Skënderbeu ka harruar që të mundet e tani korçarët marin pikë edhe në Laç, Një pikë që vlen shumë për ekipin e Migen Memellit, që tashmë mendon të shpëtojë direkt e jo më me ndeshje “Play-Off”
Skënderbeu i Memellit i është larguar për herë të parë pas shumë kohësh vendit të parafundit. Korçarët kanë barazuar pa gola ndaj Laçit, duke “fundosur” ëndrrën për titull të kurbinasve. Merite te vecante ka edhe Portieri Rexhepi qe shikohet si garanci per porten ,i cili eshtë treguar në superformë duke ndihmuar skuadren që të mos pësojë në këtë ndeshje.
Ne vijim ,kalendari favorizon Korçaret pasi si Bylis ashtu edhe Kastrioti udhëtojnë në transferta të vështira përkatësisht në Kukes dhe Shkoder.Një fitore e Skenderbeut ndaj Apolonise ne Korce,ketë javë, i jep shume mundësi ujqërve të rikuperojnë dhe të thellojne epersine që ketë javë ndaj Bylisit dhe Krutaneve duke siguruar misionin mbijetese.

Renditja e Superiores,Skënderbeu parakalon Bylisin dhe arrin Kastriotin
FT| Laçi-Skënderbeu 0-0
92’ Ndërhyrje e ashpër e Deliut ndaj Jorgo Meksit, arbitri lejon lojën të vazhdojë.
Akordohen 6 minuta shtesë!
79′ Laçi nuk i beson syve, shpëton Skënderbeu. Porta korçare një tabelë “qitje”.
78′ Rexhepi merr karton të verdhë për vonesa loje.
77′ Lici merr karton të verdhë. Zëvendëstrajneri i korçarëve ndëshkohet në stol.
75′ Lushkja pranë golit, topi pranë
60’ Aksion “fotokopje”, Berisha shpërthen nga e majta, fton në qendër Taipin që gjuan me të jashtmen, por përsëri jashtë kuadratit.
57’ Një veprim i bukur i Berishës nga e majta, futet në zonë dhe fton Taipin në goditje i cili gjuan tokazi, por topi shkon jashtë dhe ngjitur me shtyllën e djathtë të portierit vendas.
45′ Starton pjesa e dytë!
39’ Ndërhyrje e ashpër e Uerdi Marës ndaj Mazrekajt, në fundore. Arbitri Xhaja nuk e fal, duke e ndëshkuar me kartonin e verdhë. Lojtari korçar humb ndeshjen e ardhshme.
35’ Duel në ajër mes Berishës dhe Obanor, me këtë të fundit që merr një goditje në pjesën e vetullës dhe kërkon zëvendësim pasi e ka të pamundur të vazhdojë. Mbrojtësi i kurbinasve duket se nuk i kujtohet asgjë se çfarë ndodhi dhe zëvendësohet me Markun.
31’ Largohet nga fusha i dëmtuar Alfred Mensah. Inkuadrohet Zhan Viktor në vendin e tij.
17’ Momente tensioni në fushë, mbrojtësi i Skënderbeut Vangjerl Zguro përplaset me futbollistin e Laçit, Regi Lushkja, pas një ndërhyrje të gabuar të këtij të fundit. Xhaja i ndëshkon të dy me karton të verdhë.
7’ Shpëton për mrekulli porta e Laçit. Meksi vë në provë Sherrin me një gjuajtje nga jashtë zone, me portierin e kurbinasve që largon fillimisht, me topin që shkon te Mensah, por ky I fundit nuk ia del ta dërgojë në rrjetë.
Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Sherri; Malota, Ignjatoviç, Obanor; Zulfiu, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta; Harmon, Mazrekaj, Trajner: Sh. Duro
SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Dumfur, Vitija, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Mara, Taipi, Berisha, Mensah. Trajner: M. Memelli.
