Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Kolonjë të Lushnjës, raportohet se dy persona, kanë humbur jetën.Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinën tip “Toyota”, kur mjeti është rrëzuar nga ura dhe është përmbysur në lumë.
Pavarësisht se kanali ka qenë i cekët, dyshohet se shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti është bërë shkak për këtë aksident me pasoja fatale.Fillimisht u tha se viktimat e aksidentit ishin babë e bijë, ndërsa bëhet me dije se Oshafi ishte taksist ndërsa e reja tjetër ishte duke udhëtuar drejt Lushnjës.
Vajzaquhet Aurora Basha, 22 vjeçe dhe ishte pasagjere në makinën që drejtohej nga viktima tjetër, Xhezmi Oshafi, 68 vjeç nga Berati.
Trupat e pajetë janë nxjerr nga makinë dhe janë dërguar drejt morgut.

