Një kalimtare ka mbetur e plagosur si pasoje e plasjes së gomës së një autobusi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ndërsa kalimtarja ishte rastësisht pranë vendit të ngjarjes.Sipas informacioneve paraprake, si rezultat është lënduar lehtë një grua, e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe është dërguar menjëherë në spital.
“Rreth orës 15:40, në rrugën e Kavajës, ka plasur goma e një autobuzi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore”, njofton policia.
