Sonte në natën e dytë të gjysëm finales në skenën e Eurovision-it, performoi edhe Anxhela Peristeri, e cila në këtë edicion përfaqëson Shqipërinë.Peristeri me këngën e saj ”Karma” ka ngjallur emocione të mëdha tek publiku, duke u bërë ndër këngëtaret më të përfolura të Eurovisionit .Artistja Korçare e ka kënduar shqip këngën “Karma” dhe interpretimin e shoqëroi me lëvizje sensuale ndërsa pas saj kishte efekte vizuale të mirëmenduara me detaje.
Anxhela u ngjit e vetme në skenë, pa praninë e balerinëve ose back-vokaleve. Skenografia bazohej te shpërthimet e ngjyrave në sfond. Performancën e saj e ndiqni në vijim (performanca e njëmbëdhjetë në radhë).
Anxhela kishte veshur një fustan të shkurtër me të cilin duket se shkëlqente ndërsa i gjithë publiku që e mbështet u emocionua.
Të drejtë vote kanë shqiptarët nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme, përfshirë edhe gjashtë shtetet në fuqi që futen automatikisht në finale si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Holanda (si fituese e Eurovisionit të kaluar).
Votimi hapet në fund të performancave të secilit shtet dhe zgjat vetëm 15 minuta. Kalkulimi në fund të mbrëmjes do të bëhet me 50 për qind nga votat e publikut dhe 50 për qind nga votat e jurisë profesionale të secilit shtet.
Por si mund të votohet?
Për Anxhelën mund të votojnë të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe janë pjesë e listës së mëposhtme duke dërguar një mesazh me numrin 11, që artistja shqiptare të kalojë në finale.


