Berisha deklaron për herë të parë:” Jam njeriu i shesheve, nuk mund të futem kurrë në çadër…Ideja ishte 100% e Bashës!”

Për herë të parë Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar prapaskenat kur PD vendosi të protestojë duke u futur në çadrën e ngritur në bulevardin para Kryeministrisë.
Ai tha se vendimi ishte 100% i Bashës, pasi e cilësoi veten si “njeriu i shesheve”, i cili nuk mund të mbyllet kurrë në një çadër. Përsa i përket djegies së mandateve, Berisha tha se ishte shprehur që ai vendim kishte dy anë shumë të kundërta, atë të fitores dhe të katastrofës.



Fevziu: Lëvizjet radikale të PD, a ke dorë?

Berisha: Njeriu i shesheve të mbyllet në çadër, kurrën e kurrës. Unë në çadër? Kurrën e kurrës. Ishte e tëra ide e Lulzim Basha. Unë e mbështeta.

Fevziu: Largimi nga Parlamenti?

Berisha: Unë jam i vetmi aty që kam thënë, vetëm dy fjalë. Me këtë mund të shkojmë në fitore, por mund të shkojmë dhe katastrofë.

Fevziu: Zgjedhjet 2019?

Berisha: Nuk jam përzier fare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.