Kur do të marrë fund Covid-19? Ja si përgjigjet Skënder Brataj

Skënder Brataj, Shefi i Urgjencave Kombëtare dhe anëtari i Komitetit të Ekspertëve, u shpreh optimist se pranvera e ardhshme do të shënojë edhe fundin e pandemisë nga covid në vendin tonë.


Skënder Brataj :“Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid, jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë”

“Virusi ekziston akoma, lirimi i masave do hiqen në mënyrë graduale, duam të kapim shifrën e 1 milion vaksinave. Me ecjen përpara të vaksinimit do merremi dhe me heqjen e masave në mënyrë graduale.

Ka një ulje të telefonatave nga 12 mije telefonata më parë kemi rënë në 2 mijë telefonata.

Për pensionistët, vonesat e marrjes së dozës së dytë nuk ka problem, sepse përgjigjja imunitare me ato mosha është më i ngadaltë. Jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë. Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid“,- tha Brataj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.