Katër skuadra pretendojnë kreun.Java e 35 e Superligës sjell dy supersfida. Laçi-Teuta dhe Partizani-Vllaznia. Janë 4 skuadrat që kryesojnë kampionatin. Partizani dhe Teuta me pikë të barabarta, sfidohen nga Laçi dhe Vllaznia që kanë vetëm dy pikë më pak. Mund të kemi sërish përmbysje të renditjes në varësi të rezultateve. Por të gjithë duan fitoren.

E paparashikueshme pritet të jetë edhe Laçi-Teuta, aq më tepër që luhet në fushën e kurbinasve. Edi Martini shpreson që Vllaznia e tij ti bëjë një nder, duke ndalur Partizanin.
Tirana duket se është dorëzuar nga mbrojtja e titullit. Bardheblutë shpresojnë gjithsesi tek dalja në Europë.
Skënderbeu në vendin e 7 të renditjes shpreson tek një fitore me Kukësin që të konsolidohet në këtë pozicion. Është në rivalitet me Kastriotin që këtë javë do të përballet me Bylisin,ku nje fitore ose nje barazim i Bylisit ndersa nga ana tjeter fitore e Skenderbeut ndaj Kukesit vendi i 7 sigurohet qe neser matematikisht.
Të gjithë takimet do të luhen këtë të premte në orën 17.00.

