Gara për kreun e PD/ Vjen kandidatura e parë, priten edhe dy të tjera

Demokrati Fatbardh Kadilli ka dorëzuar sot zyrtarisht kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike.Kadilli u shpreh se ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD-në, ndërsa shtoi se Basha nuk del as nga zyra dhe ka në dispozicion të gjithë mjetet, që deri dje i kishte kundër Ramës.


Mes të tjerash Kadilli parashtroi disa nga virtytet e tij politike, duke shtuar se nuk ka për t’i tradhtuar kurrë demokratët.

Fatbardh Kadilli :”Sapo dorëzova edhe formalisht kërkesën për kreun e PD. Është një moment i rëndësishëm dhe ka shumë ngarkesë. Është një pikë kthese për PD dhe ndonëse është një garë asimetrike sa përket mjeteve. Kryetari nuk del as nga zyra dhe ka në dispozicion të gjithë mjetet që deri dje i kishte kundër Ramës, por do të jenë përballë meje tani e tutje.Por ndihem superior sepse vij në këtë garë vij me vlera si pastërtia, integriteti politik, përvoja, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite të jetës sime, për të qenë besnik me PD dhe çdo figurë të saj. E mbaj fjalën, nuk e kam tradhtuar PD dhe nuk do ta tradhtoj kurrë. Do ta çoj deri në fund përpjekjen për ta ringritur PD dhe për ta bërë fituese.”

Ndersa mësohet se sot në selinë blu do të dorëzohet edhe kandidatura e Edith Harxhit dhe ish-kryetarit të degës Kukës, Ibsen Elezi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.