U vra me 15 plumba në Vlorë/Ja cili eshte 38 vjeçari

Delon Troqe është i riu që që u ekzekutua me kallashnikov mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.Persona të armatosur hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj tij duke e plagosur, por 38 vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.Mësohet se i riu i cili punonte me turistë me skaf në Karaburun kishte 2 javë që sihte kthyer nga Spanja dhe kishte konflikte të mëparshme, ndërsa raportohet se në Sherishtë(Kanine)është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se i përket autorëve.

Ngjarja ka ndodhur në një servis mbas pallatit të sportit.Mëson se viktima ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg, edhe në moshën e adoleshencës.Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.Zona ku u vra 38 vjeçari është e mbuluar me kamera sigurie, me anë të të cilave policia shpreson të identifikojë autorët.


Delon Troqe, 38 vjeçari që u vra në Vlorë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.