Greqia njoftoi sot se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2.020, nga të cilat 3 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 387,426 (ndryshim ditor + 0,5%), nga të cilat 51.2% janë burra.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 28 infektime konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,225 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 56, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 11,697 vdekje. 95.2% kishin sëmundje themelore dhe / ose moshë 70 vjeç e lart.
