Ç’është kjo margaritare e stolisur me magjinë,është Anxhela jonë korçare bën krenare gjithë Shqipërinë

NJË YLL NË ROTERDAM


Shndrit një yll mbi Roterdam,
porsi ëngjëll bukurie,
zëri i saj vetë qiellin çan
o sa shumë i ka hije.

Ç’është kjo margaritare
e stolisur me magjinë,
është Anxhela jonë korçare
bën krenare gjithë Shqipërinë.

Shkon e para në finale
historinë për të shkruar,
zemrat tona i ndez zjarre
kjo princeshë këngësh e çmuar.

Tomas Menkshi 20.05.2021

[Kushtuar Anxhela Peristerit për kalimin në finale të Eurovision 2021 ]

NJË YLL NË ROTERDAM

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.