Në vend të ceremonive spektakolare, disa orë pas fitores së Eurovision, anëtarët e grupit italian Maneskin do t’i nënshtrohen testit të drogës kur të mbërrijnë në vendin e tyre.Shkak për këtë është bërë një video e qarkulluar, ku njëri nga anëtarët Damiano shihet teksa në një moment ul kokën në tavolinë, ndërsa mbi të kishte edhe birra.
Megjithëse u pyet ai mohoi kategorikisht që përdor drogë, sipas televizionit publik RAI, vendosi t’i nënshtrohet testit.
Të katër artistët e bendit kanë rënë dakord të bëjnë testin dhe kërkojnë që kjo situate mbyllet njëherë e përgjithmonë.
https://twitter.com/warringale/status/1396229782212386818?s=21
