Sapo kanë mbërritur në aeroportin e “Nënë Terezës” 60 mijë doza të vaksinës Sinovac.Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga aeroporti ministria e Shëndetësisë, Manastirlu së bashku me ministrin Ahmetaj kanë pritur vaksinat.Manastirliu është shprehur se do të vijojë vaksinimi me moshat +60 dhe se së shpejti do të ulet edhe fasha e moshës ndersa thanë se ditën e nesërme do të ketë një dërgesë tjetër nga kompania Pfizer.

Manastirliu :“Sapo kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, të cilat janë pjesë e kontratës së dytë. 60 mijë doza që do të përdoren për të gjithë qytetarët të cilët janë vaksinuar me dozën e parë, dhe duhet të vijojnë vaksinimin me dozën e dytë. Në Shqipëri kanë mbërritur më shumë se 830 mijë doza në total. Deri ditën e djeshme janë vaksinuar rreth 712 mijë qytetarë. Situata në vend është normalizuar, ka një ulje të rasteve aktive, kjo falë vaksinimit masiv që ka dhënë impaktin e vet. Është gjithmonë vendi për të treguar kujdes, jemi të fokusuar të arrijmë 1 milionë vaksinime në muajin qershor”, tha Manastirliu.
