Tronditet Shkodra/atentat me armë zjarri,humb jetën një person

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës.Mësohet se shtetasi me iniciale M.K, 47 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Emiljano Ndou 25-vjeç. Pas konfliktit 47-vjeçari ka qëlluar me armë Ndoun duke e lënë të vdekur.Policia bën me dije se është kapur autori i ngjarjes.

Njoftimi i Policise :


Vrau me armë zjarri për motive të dobta 25 vjeçarin, Policia vë në pranga autorin.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi  M.K, 47 vjec, banues ne fshatin  Bleran Bardhaj,  ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe  veprimeve të  shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur  identifikimi dhe kapja brenda pak minutash  e autorit të dyshuar të vrasjes. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.