Aksidentoi për vdekje 45-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja/ Bie në pranga shoferi

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së dielës në fshatin Gjorm të Kurbinit, në rrugën dytësore Laç – Mamurras.Agis Vathi është drejtuesi i automjetit tip “Benz” me të cilin përplasi Besim Selimin, i cili po udhëtonte me motor duke i shkaktuar atij vdekjen. Ai është arrestuar dhe është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Lezhës. Pasi e përplasi Selimin, Vathi u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë të riun të dergjej në rrugë.


Vathi ka deklaruar se ishte larguar nga vendi i aksidentit, për shkak se në afërsi ndodhej banesa e viktimës, dhe ai i druhej një përplasje me familjarët e tij.Si viktima ashtu dhe drejtuesi i mjetit Benz ishin të njohur mes tyre, pasi banonin në fshatin Gjorm të Kurbinit.

Policia informoi paraprakisht se:

Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.