Nami në Athinë / Një person hyn në lokal dhe qëllon Shqiptarin me plumb në kokë,pas sulmit autori hipën në një taksi largohet

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Sepolia të Athinës. Një 34- vjeçar shqiptar është ekzekutuar me 8 plumba në kokë me armë zjarri.Mësohet se sulmi ka ndodhur në një lokal në Rrugën 30 Durrachiou”në pronësi të një shqiptari. Policia mori një telefonatë në lidhje me incidentin.

Lokali ku u ekzekutua 34- vjeçari shqiptar

Ndërkohë viktima thuhet se ruhej nga një atentat i mundshëm. Ai lëvizte me anti plumb dhe i armatosur.Sipas raportimeve, pas sulmit thuhet se autori kishte hipur në një taksi dhe ishte larguar.

Në ndjekje të tij është vënë policia e Athinës dhe po punon për ta lokalizuar dhe neutralizuar. Mësohet se viktima është vorio-epiriot dhe është identifikuar si Aristides Pappas.Mediat helene raportojnë se shqiptari është sulmuar edhe herë të tjera, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në raste të trafikut të drogës, por edhe vrasje apo pastrim parash.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.