E rendë / Ndrron jetë SHQIPTARI që u qëllua sot me plumb në kokë në mes të Athinës

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e tmerrshme që ka ndodhur sot pasdite në një lokal në Sepolia të Athinës, Greqi. Sipas informacioneve të deritanishme në Rrugën 30 Durrachiou në Sepolia autori hyri në një kafene dhe ekzekutoi me 8 plumba 34-vjeçarin shqiptar .I riu shqiptar ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autori është larguar me taksi.


Mësohet se viktima është vorio-epiriot dhe është identifikuar si Aristides Pappas.Mediat helene raportojnë se shqiptari është sulmuar edhe herë të tjera, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në raste të trafikut të drogës, por edhe vrasje apo pastrim parash.

Ai ishte i njohur në zonë për grabitje, ndërsa ka qenë i skeduar dhe për vrasje të mbetur në tentativë. Aktualisht janë mobilizuar të gjitha forcat e policisë së kryeqytetit për të lokalizuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes. Hetimi paraprak për çështjen kryhet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës, shkruan Newsbomb.gr.

E ëma e 34-vjeçarit shqiptar, Aris Papas i cili u ekzekutua në një lokal në Athinë, ka shpërthyer në të qara dhe të shara në vendin e krimit.Ajo shihet se si ajo shan në shqip dhe greqisht, duke akuzuar shtetas shqiptarë për vrasjen e të birit.


“E zeza unë, iku djali nga shtëpia. Kush më vrau djalin, o shqiptar të qelbur, më vratë djalin ore qenër”, dëgjohet të thotë ajo në shqip.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.