E ëma e 34-vjeçarit shqiptar, Aris Papas i cili u ekzekutua në një lokal në Athinë, ka shpërthyer në të qara dhe të shara në vendin e krimit.
E zeza unë, iku djali nga shtëpia. Kush më vrau djalin, o shqiptarë të qelbur, më vratë djalin ore qenër”, “Të hëngrën shqiptarët” dëgjohet të thotë ajo në shqip.
Kush është viktima ?
Mësohet se viktima është vorio-epiriot dhe është identifikuar si Aristides Pappas.
Aris Papas, 34-vjeç ishte shqiptar i njohur për policinë pasi ishte i skeduar për vjedhje, grabitje me dhunë dhe vrasje e mbetur në tentativë. Viktima kishte rënë pre e një atentati në shkurt të këtij viti, por atëherë mundi të mbijetojë. Në atë kohë, autorët kishin hipur në një taksi dhe po kërkonin të riun e ri në rrugicat e Agios Panteleimon.
Kur e lokalizuan atë në kryqëzimin e rrugëve Michail Voda dhe Agorakritou, ata e qëlluan atë përmes taksisë dhe i kërkuan shoferit të vazhdonte kursin.
Afër stacionit të Larissa, automjeti ngadalësoi, autorët panë një grup të DI.AS në një distancë të shkurtër, u trembën dhe u larguan nga automjeti. Viktima u plagos në anën e djathtë dhe u transportua në Kryqin e Kuq, ku iu dha ndihma e parë dhe u la.

Ndërkohë viktima thuhet se ruhej nga një atentat i mundshëm. Ai lëvizte me anti plumb dhe i armatosur.
Hetimi paraprak për çështjen e sotme kryhet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës.

