Preken 2 finale për 1vit / Së bashku në humbje dhe në fitore, fotografitë e Tuchel dhe Silvas po çmendin të gjithë

Trajneri Thomas Tuchel dhe mbrojtësi Thiago Silva kanë përjetuar ndjenja të ndryshme brenda një viti me dy skuadra të ndryshme. Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë europian në sezonin 2020/21.

Ky triumf i Bluve erdhi i gjithë si meritë e trajnerit gjerman, Tuchel, i cili erdhi vetëm para pesë muajve dhe krijo gjithçka deri tek fitimi i Ligës së Kampionëve.Megjithatë, Tuchel deri tek gëzimi erdhi pas një dëshpërimi të madh në sezonin e kaluar, ku humbi pikërisht në finalen e Ligës së Kampionëve.Tuchel sezonin e kaluar ishte trajner i Paris Saint-Germain dhe u mposhten në finale nga Bayern Munichu.Pjesë e humbjes së PSG-së, së bashku me Tuchelin ishte edhe mbrojtësi brazilian, Silva, i cili tani është pjesë e Chelseat.

Dy fotografi të tyre, Tuchelin dhe Silvas, njëra në humbjen e finales së vitit të kaluar dhe tjetra në këtë finalen e fituar tani po bëjnë xhiron e botës.

“Së bashku në humbje dhe së bashku në fitore”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.