Një gol i mjaftoi Vllaznisë për të fituar Kupën e Shqipërisë. Ekipi i Thomas Brdaric mposhti 1-0 Skënderbeun në finalen e luajtur në “Air Albania”.Sot për herë të parë u lejuan zyrtarisht tifozë në stadium që pas 15 muajsh mbylljeje prej pandemisë.

Në atmosferën e nxehtë të 1000 tifozëve të etur që u kthyen në stadium pas 15 muajsh, të dyja skuadrat hynë në fushën e lojës secila me objektivin për të fituar këtë sfidë në një sezon ku u përjetuan shumë emocione.
Skuadra e Memellit luftoi burrërisht, por strategjia për një mbrojtje të ngjeshur dhe pasim te Mensah, nuk bëri dot një mrekulli tjetër.Skënderbeu tenton ta shfrytëzojë kundërsulmet.Kuqebardhet i afrohen golit të barazimit në fillimin e pjesës së dytë me talentin Mara që e dërgon topin ngjitur me kuadratin e portës së mbrojtur nga Zogovic. Situata nuk ndryshon deri në fund, edhe pse në minutën e 85-të Zguro del me të kuq pas një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa në dëm të Markut në mesfushë ,duke ia vështirësuar shumë gjërat skuadrës se ujqerve në castet e fundit.Ndërkohë që moment interesant ishte edhe ai I ndëshkimit me karton të kuq edhe I mjekut të Vllaznisë. Gjithsesi, rezultati nuk ndryshoi deri në fund me Vllazninë që ngre trofeun e Kupës së Shqipëriaë, një trofe që kuqebluve dhe qytetit të Shkodrës I mungonte që nga viti 2008…
FT: SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-1
Da Silva 39′




