Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesnatën e sotme Vlorën .Bëhet fjalë për një atentat ndaj Shkelzen Velaj, 35-vjeçari ka qenë duke u kthyer në banesë në orët e vona të natës, kur pikasi një makinë të dyshimtë që e ndiqte.Velaj ka nxituar për t’u futur në banesën e tij, në katin e pestë të pallatit, por në momentin që po priste të hapej dera e ashensorit, autori ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt tij.

Sipas të dhënave paraprake, gati i gjithë karikatori i armës është zbrazur mbi 35-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima e atentatit të sotëm në Vlorë, Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velaj, i vrarë në masakrën e Çoles në 7 prill të 2015-ës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak.Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.
Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
