Agron Shehaj: Nuk do të ketë marrëveshje në asnjë rrethanë me Ramën

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka siguruar të gjithë mbështetësit e tij demokratë se nëse do të zgjidhet kryetar i kësaj force politike nuk do të ketë bashkëqeverisje apo marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.Këtë e ka bërë të ditur vetë Shehaj nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook”. Ndër të tjera shprehet se në pushtet shkohet vetëm me votë dhe se mënyra për të fituar votat është duke bërë Partinë Demokratike alternativën e duhur për shqiptarët.


Agron Shehaj :“Nën drejtimin tim nuk do të ketë bashkëqeverisje, nuk do të ketë marrëveshje, në asnjë rrethanë me Ramën. Do të ketë vetëm opozitë, opozitë. Në pushtet vihet vetëm me votë dhe votat fitohen duke bërë për vete shqiptarët, dhe shqiptarët bëhen për vete duke e bërë PD-në alternativën e njerëzve të ndershëm, të zotë, qytetarë.

Me mua në krye, PD do jetë parti demokratike dhe meritokratike, e hapur për të gjithë, me mundësi karriere për të gjithë, dhe karriera do të garantohet përmes garës dhe votës së anëtarëve”, është shprehur Shehaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.