Shijoni të dielën /Javën e ardhshme rikthehen rreshjet

Java që presim përpara do të jetë e paqëndrueshme dhe karakteristikë e saj do të jenë reshjet në formë rrebeshesh dhe shtrëngatash. Ditën e hënë moti parashikohet kryesisht i vranët por edhe intervale me diell.


Reshje shiu me intensitet të ulët do të ketë në orët e mëngjesit dhe nga orët e mesditës deri pasdite reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Dita e martë dhe ajo e mërkurë do të vijojnë me motin kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët, por nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet me intensitet mesatar në formën e rrebesheve.

Për ditën e enjte dhe të premte mëngjeset dhe darkat do të jenë me kthjellime ndërsa orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.