Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën mbrëmjen e kaluar dhe mbeti e vrarë shtetësja Diana Vuka nga vëllai i saj, Fabian Vuka. Sipas “OraNews” kjo ngjarje e rëndë nuk do të ishte zbuluar as me datë 6 qershor nëse shoqja e Dianës nuk do të denonconte në polici zhdukjen e kësaj prej disa ditësh.
Mësohet se me datë 6 qershor, rrreth orës 22:30, Salla Operative e Policisë Shkodër është njoftuar se shtetësja Lindita Thanasi kishte humbur kontaktet me shoqen e saj Diana Vuka që ditën e premte, 4 qershor, dhe se kishte frikë se mos i ka ndodhur gjë.
Menjëherë pas këtij denoncimi, policia ka mbërritur në banesën e Diana Vukës në lagjen “Ndoc Mazi” dhe rreth orës 23:00 është njoftuar Salla Operative se ajo është gjetur e vrarë. Kur policia ka shkuar në vendngjarje ka gjetur trupin e pajetë të viktimës, e cila ishte në dhomën e gjumit, e shtrirë përmbys në krevat dhe e mbuluar me jorgan.

Gjatë kontrolleve policia konstatuar njolla gjaku në dysheme dhe një pellg gjaku poshtë krevatit. Më tej policia ka arritur të gjejë edhe gëzhojat pistoletës së përdorur nga Fabian Vuka, i cili ka vrarë motrën që kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania. Ndërsa një ditë më pas policia ka arritur të arrestojë shtetasin Fabian Vuka, i cili nuk ka pranuar të flasë për policinë pa avokat, duke shtuar se do të shprehet në gjykatë.
