“Pse mendon se jam kineze?”/ Yuri Kim lë pa fjalë komentuesin, e fton për kafe në Ambasadë

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim vizitoi Pogradecin një ditë më parë, nga ku ka ndarë disa foto me miqtë e saj në Facebook.Në një prej fotove ajo shfaqet krahë këngëtares Ermira Babalia, dhe një komentues shkruan: “Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër”.

E nuk kishte si të mungonte përgjigja e Kim, pasi qytetari i ka ngatërruar vendlindjen. Kim e ka ftuar në zyrën e saj, në Ambasadën Amerikane për të diskutuar mbi shtetësinë e saj, që në fakt është koreano jugore.


“Jam e çuditur nga komenti juaj. Do ju mirëprisja në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, Unë mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze”. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë.“, shkruan ajo.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.