U shkarkua me 104 vota pro/ Reagon Meta me thënien frymëzuese të deputetit: “Do i dalim zot nipërve dhe mbesave tonë pensionistë”

Presidenti në detyrë i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta sapo ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit të tij nga Kuvendi, me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim. Kreu i Shtetit ka publikuar në facebook momentin kur në Kuvend foli deputeti Selami Jenisheri. Ai u ngatërrua dhe tha se “do i dalim zot nipërve dhe mbesave tonë pensionistë”.

Meta duket i pashqetësuar nga vendimi i parlamentit, duke lënë të kuptohet me postimin e tij se deputetët që kanë votuar për shkarkimin e tij, pra deputetët që e përbëjnë kuvendin, nuk janë në nivelin e duhur.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.