Me 104 vota pro mazhoranca ka votuar për shkarkim të presidentit Ilir Meta. Në total në votim morën pjesë 114 deputetë të pranishëm në sallë.Për herë të parë në 30 vite pluralizëm Parlamenti shprehet me votë për shkarkimin e një presidenti në Shqipëri.Tashmë verdiktin final në lidhje me çështjen do ta thotë Gjykata Kushtetuese.
104 deputetë kanë votuar për shkarkimin e Metës dhe 7 të tjerë kundër.
Kunder votuan:
Elda Hoti
Adriatik Alimadhi
Artur Rroshi
Suzana Topi
Lefter Maliqi
Gjetan Gjetani
Fatjona Dhimitri
