Lajm i mirë nga Greqia/Ja çfarë pritet të vendoset per kufirin me Shqiperine në 14 Qershor…

Lajme të mira vijnë nga fqinji ynë, Greqi, për qytetarët e vendit tonë. Burime diplomatike greke i thanë “Top Channel” se nga dita e hënë 14 qershor,do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualisht,në 1500 persona. Autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit.


Pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar. Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik.

Detaje të vendimit të qeverisë greke pritet të jepen gjatë orëve të pasdites.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.