Ja kush eshte heroi që shpëtoi Eriksen/Shoku i ekipit i bëri masazhin e parë në zemër që e riktheu në jetë

Simon Kjaer po konsiderohet një hero për atë që bëri në momentin e rrëzimit të Christian Eriksen, në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës.Mesfushori ra pa ndjenja në fushë dhe qendërmbrojtësi i Milanit ishte i pari që shkoi drejt shokut të skuadrës që ishte i shtrirë në tokë.


Mirror shkruan se Kjaer ishte ai që e ktheu me shpinë Eriksen, i liroi rrugët e frymëmarrjes dhe nisi masazhin e zemrës.

Ndihma e parë e tij ishte shumë e rëndësishme. Më pas e morën mjekët në dorë. Kjaer ndërkohë nuk u ndal me kaq, pasi shkoi edhe pranë bashkëshortes së Eriksen për ta inkurajuar.

Kryemjeku i kombëtares daneze, Morten Boesen rrëfen se si i shpëtoi jetën futbollistit të Interit.


“U thirrëm të futeshim në fushë që në momentin që Eriksen u rrëzua. Ishte e qartë që ai kishte humbur ndjenjat. Sapo iu afruam vura re që po merrte frymë, i ndjeva rrahjet e tij të zemrës. Pastaj, papritmas, nuk kishte më pulsime dhe, siç e pamë të gjithë, filluam masazhin e zemrës.

Shpëtimi ishte i menjëhershëm, stafi bëri punën e vet, por na ndihmuan edhe lojtarët. Ne bëmë atë që mundëm për ta mbajtur gjallë. Për fat të mirë, ia dolëm ta shpëtojmë Eriksen, ai iu bashkua jetës“, deklaroi Boesen në konferencën për shtypin pas përfundimit të derbit nordik mes Danimarkës dhe Finlandës, me këta të fundit që fituan 0-1.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.