Kreu i PD-së Lulzim Basha është i pari nga kandidatët për kryetar të kësaj partie, që i është drejtuar kutisë së votimit.Basha shihet në radhë duke pritur për të votuar, teksa kur ka shkuar në qendrën e votimit është pritur me ovacione nga të pranishmit.
Pas votimit Basha ka mbajtur edhe një fjalë të shkurtër për mediat. Ai tha se procesi tregon vlerat demokratike në këtë parti.
“Dua ta falënderoj mediat, të gjithë demokratet e demokratët, të gjithë ata që janë kujdestarë të këtij procesi, këtij procesi unik të vlerave tona, ku një anëtar një votë, janë vlerat e shprehjes së lirë. E kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë për shqiptarët dhe do e çojmë deri në fund në përmbysje të regjimit Rama-Doshi”.
