Deputeti Myslim Murrizi, dikur pjesë e Partisë Demokratike, ka ironizuar zgjedhjet në partinë më të madhe opozitare, ku Lulzim Basha mori mandatin e tretë.Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Murrizi ironizoi fitoren e Bashës, duke thënë se për çdo dy humbje përballë PS-së, fiton njëherë brenda partisë së tij.
“Basha ishte rrotë më rrotë me rivalin e tij, me ndihmën dhe të këtij këtu dhe pret nga dreka që të shpallet fitues. Çdo katër vjet humb dy herë me ju dhe fiton një herë me ato”- tha Murrizi.
