Zbardhen detajet tronditëse/ Mediat greke: 20-vjeçaren britanike…..

Gazeta greke “Protothema” shkruan se hetuesit kanë informacion të mjaftueshëm që dokumenton se vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në sy të foshnjës është burri i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos.Provat bazohen kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës” shkruhet në artikull.Për një kohë të gjatë, oficerët e policisë kishin në duart e tyre prova që inkriminonin pilotin, ndërsa gjatë dëshmisë së tij të parë ai kishte rënë në kontradikta, duke mos dhënë përgjigje bindëse për oficerët e policisë për mënyrën se si ndodhi grabitja në shtëpinë e tyre si dhe karakteristikat e autorëve të dyshuar.


Ora “inteligjente” e nënës 20-vjeçare tregoi kohën reale të vdekjes së saj, e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos. Ai gjithashtu nuk kishte përgjigje bindëse për mënyrën se si telefonoi policinë, por edhe për faktin se telefoni celular u përdor gjatë orëve kritike kur gjoja ishte i lidhur nga grabitësit.

Babais Anagnastopulos,u pyet se kush hoqi kartat e kamerave të sigurisë që ndodheshin në banesë gjatë orëve pas krimit, pa mbërritur ende policia në banesë.Sipas analizës se videos, kamerat e banesës kanë kryer regjistrimin e fundit rreth orës 01:10 minuta, ndërkohë që sipas deklaratës së tij, grabitësit kanë hyrë në banesë rreth orës 04:00 dhe janë larguar rreth orës 05.40 të mëngjesit.

Çfarë ndodhi në banesë dhe kush pastroi ambientet prej çdo gjurme AND-je, është ajo çka bëri që agjentët të ngrenë pistën e dyshimeve edhe mbi të. 32 vjeçari do të pyetet edhe në lidhje me kontratën e sigurimit dhe kush diktoi kushtet e saj, kontratë që viktima kishte kryer vitin e fundit me një kompani sigurimi, ku sipas kontratës, nëse Caroline do të humbte jetën, familjarët e mbetur në jetë do të përfitonin 1 milion euro.


Kontradiktat në të cilat ra piloti:

–Ai dëshmoi se i ra të fikët, por hetimi provoi se ka përdorur celularin e tij.

–Ai e mbylli dhe e zhbllokoi celularin disa herë, ndërsa supozohej të ishte pa ndjenja dhe i lidhur.

–Kamera në katin përdhes regjistroi në 12 mesnatë të 11 majit, 32-vjeçarin me fëmijën në krahë. Në orën 1:19 të mëngjesit kamera në katin e parë u ndërpre. Grabitësit erdhën shumë më vonë sipas asaj që ka dëshmuar vetë piloti.

Ka gjithashtu informacione që Caroline kohët e fundit donte të largohej nga shtëpia dhe po kërkonte të gjente një hotel për të qëndruar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.