VIDEOLAJM/ Momenti kur piloti grek përfaqon nënën e bashkëshortes

Ky është momenti kur bashkëshorti grek i Caroline Crouch përqafon nënën e gruas së tij gjatë një përkujtimore në varreza. Gjithçka ndodh vetëm pak përpara se Babis Anagnostopoulos, 33 vjeç, të shoqërohej nga policia me helikopter për në zyrat e policisë kriminale. Policët iu afruan atij dhe i thanë se duhej të vinte me ta, pasi kishte zhvillime të rëndësishme. Më pas i thanë se duhej të fikte celularin. “Mos bëj skena pasi ka shumë kamera televizive,” i thanë policët. “Kemi arrestuar një të dyshuar në aeroport dhe duhet ta identifikosh”, shtuan ata.


Një grua që ndodhej në përkujtimore foli për mediat greke për një incident që tronditi ata që e vunë re.Gjatë shërbimit përkujtimor, brenda kishës një prej vazove pranë kasolleve u thye vetë. Një shenjë e drejtësisë? Askush nuk mund ta thotë me siguri, por ajo që poihojnë mediat greke është fakti se krimi ishte pdyshim një nga më tronditësit në Greqi.


Mamaja e 20-vjeçares britanike e pyeti se ku po shkonte dhe ai tha se duhej të identifikonte të dyshuarin. Mes tij dhe vjehrrës pati një përqafim të gjatë dhe lot. Babis nuk e dinte se pak orë më vonë do i vendoseshin prangat dhe ai do rrëfente krimin e rëndë. Ai pranoi se e vrau gruan e tij duke e mbytur me një rrobë në gojë. Më pas mbyti edhe qenin për të krijuar idenë se kishte ndodhur një grabitje e dhunshme.

Babis, një pilot 33-vjeçar, kishte ndërtuar një plan që u rrëzua plotësisht nga gjurmuesi që mbante në dorë Caroline. Ai tregonte se zemra e saj kishte pushuar shumë përpara se të ndodhte ‘grabitja’ e supozuar.

Të dhënat nga telefoni i Babis tregonin se ai kishte lëvizur shpesh nëpër shtëpi gjatë kohës kur kishte deklaruar se grabitësit e kishin lidhur në krevat.Edhe të dhënat e kamerave të sigurisë ishin hequr përpara se të ndodhte krimi i pretenduar nga Babis.Ky i fundit u detyra të pranojë krimin pas tetë orësh në pyetje. Ai tha se e kishte vrarë të shoqen pasi ajo e kishte kërcënuar se do e linte dhe se do i merrte me veten edhe fëmijën. Policia greke tha se ata kishin dyshime për Babis që në momentin e parë kur e panë. Ai dukej shumë i ftohtë në deklarimet e tij.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.