Piloti 32-vjecar që pranoi vrasjen e bashkëshortes së tij vetëm 20 vjec, ka dalë për herë të parë sot para Prokurorisë. Pamjet flasin vetë. Me pranga në duar dhe disa policë ai ka kaluar i heshtur përballë dhjetra aparatëve të fotografëve dhe kamerave televizive. Ngjarja që shokoi Greqinë 40 ditë më parë dhe mbante mbërthyer këdo derisa të zbulohej, vijon të jetë ende tema kryesore e mediave në fqinje. Kjo ngjarje e rende shkaktoi zemërimin e egër të qytetarëve, të cilët dënonin aktin makabër të të riut, madje duke thënë se 32-vjeçari meritonte të vritej. Duke marrë shkas nga kjo dhe në të tilla raste, kur urrejtja për një të dënuar i kalon caqet, oficerët e policisë e pajisën pilotin me jelek anti-plumb, teksa ai do të dërgohej në Prokurori, nga frika e ndonjë atentati.



