E gjithë Greqia po ndjek e shokuar zhvillimet në lidhje me rastin e vrasjes së 20-vjeçares Caroline, më 11 Maj në Glyka Nera, pasi piloti 32-vjeçar pranoi se është ai autori i ngjarjes së rëndë.Për 37 ditë me radhë, ai u soll me gjakftohtësi duke rrëfyer një skenë të trilluar me grabitës barbar dhe më pas nxitoi të ngushëllonte prindërit e bashkëshortes të cilës ia mori jetën me duart e tij.Disa minuta pasi të transferohej me helikopter nga zona ku mbahej ceremonia përkujtimore për 20-vjeçaren ai përqafoi nënën e saj.

Mënyra si u hoq ai në publik, deklaratat, mesazhet në rrjetet sociale në lidhje me krimin ku shfaqej si një burrë i shkatërruar, kanë sjellë në vëmendje krimet monstruoze të ndodhura në Greqi ndër vite.
Vetëm katër ditë pas krimit të rëndë, bashkëshorti i saj Charalambos i dedikonte një mesazh në rrjetet sociale, ku shkruante “Bashkë përgjithmonë”.

Kur kanë kaluar më pak se 24 orë nga zbulimi i krimit të rëndë në Greqi, ku Babis Anagnostopulos, pranoi fajësinë për vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares Caroline, reagimet kanë qenë të shumta.
Një prej tyre, që është treguar i ashpër me pilotin 33-vjeçar është psikiatri i njohur grek, Dimitris Souas. Ai e ka cilësuar Babis-in si një antagonist naiv, pasi besoi se kreu një krim të pazbulueshëm.Ai është një antagonist…arriti të kryente ato veprime pa emocion apo pendesë, një personalitet i lindur për krim. U tregua naiv dhe besoi se kishte kryer një krim të pazbulueshëm.”

Drejtorit i Klinikës Psikiatrike të spitalit Metropolitan tha se sjellja e pilotit 32-vjeçar ishte kafshërore.
“Ai po luante një rol të qelbur, është kafshë, me gjithë respektin që kam për kafshët.”
“Nëse ky do të ishte një krim i momentit, autori do të pendohej menjëherë, do të bërtiste, do të kërkonte ndihmë, do të thërriste policinë. Ai e mbyti qenin për të pasur një alibi më shumë ”. “Të sëmurët mendorë nuk kanë aftësi të organizojnë asgjë, ata vrasin në irracionalitetin e tyre.”
