E diela perfekte për të shkuar në plazh, diell dhe temperatura deri në 36°C

Për ditën e diel (sot) vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut. Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira (të pakta) kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër.

Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër. Era do të fryjë me drejtm verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Temperaturat parashikohen në:

– zonat malore 14°C deri në 32°C;

– zonat e ulëta 14°C deri në 36°C;

– zonat bregdetare 15°C deri në 34°C.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.