Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Bëhet me dije se një punëtor 59-vjeçar ka rënë nga lartësia e skelës ku ishte duke punuar. Nga informacionet paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Reshit Laraku 59-vjeç banues në fshatin Hudënisht. Mësohet se 59-vjeçari është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një ndërhyrje më të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra.
