Përdhunoi shqiptaren për 10 orë/Publikohet identiteti i bullgarit “monstër” (Foto)

Mediat greke kanë publikuar foton e bullgarit që përdhunoi për 10 orë shqiptaren disa ditë më parë. Fotot e 35-vjeçarit bullgar janë kudo online. Ai mësohet se është precedent aktesh dhune brenda familjes.Një ditë më parë ai u arrestua nga Forcat Speciale të Policisë, pasi përdhunoi shqiptaren. Sipas detajeve të publikuara, ajo pas 10 orësh makthi doli nga ballkoni dhe nisi të bërtiste për ndihmë. Gruaja që e dëgjoi e para rrëfeu si dukej ajo në momentet e para.


“E gjeta atë gjysmë të zhveshur me fytyrën e nxirë nga rrahjet dhe të shkatërruar psikologjikisht”, tha ajo.

50-vjeçarja ka rrëfyer në polici se autori e priste që ajo të fillonte punën për pastrimin e pallatit dhe sapo viktima është afruar pranë portës së banesës për të larë dyshemenë, me një lëvizje, autori e tërhoqi brenda banesës dhe duke e goditur me grushta e la atë në gjendje të fikëti. Sipas shqiptares, ai e përdhunoi dhe e rrahu të paktën 7 herë.Mediat greke shkruajnë se në momentin që 35-vjeçari u arrestua dje ishte ulur pranë një kioske duke shijuar uzon për herë të fundit në liri përpara se t’i vendoseshin prangat. Bullgari është një person me precedent penal, pasi më parë ishte arrestuar dhe dënuar po për të njëjtën vepër penale, për të cilën u arrestua sërish, përdhunim.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.