Keto jane 7 vendet Europiane ku Shqiptaret mund të udhetojnë lirisht

Nga sot, për të udhëtuar drejt këtyre vendeve mjafton një pasaportë biometrike dhe maska gjatë udhëtimit. Me këto të fundit, deri më tani shkon në shtatë lista e vendeve ku shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm, pa pasur nevojë të arsyetojnë rrugëtimin. Pas rekomandimit të Bashkimit Europian të premten e kalu- ar, një listë vendesh, si Greqia, Franca, Spanja, Hungaria e Gjermania dhanë të parat “OK” për udhëtimet pa kufizime.


AUSTRIA ;Ata që kanë planifikuar udhëtimet në Austri, nga sot janë të lirë të presin biletën. Ky vend është i pari në BE që ka hequr kufizimet për vendin tonë pa vendosur asnjë kriter të detyrueshëm për kalimin, qoftë një test negativ, vaksinim apo formular PFL si në rastin e Greqisë. E vetmja gjë që kërkohet është një maskë specifike për udhëtime.

HOLANDA :Ambasada shqiptare në Hagë ishte ajo që dha lajmin e mirë për regjimin e lëvizjeve të shqiptarëve drejt Holandës, i cili ndryshon duke nisur nga sot, 24 qershor.

Një vendim i tillë, sipas Ambasadës, vjen pas përmirësimit të ndjeshëm të situatës në vend. “Bazuar në vlerësimin e qeverisë holandeze mbi nivelin e ulët të infektimeve të Shqipërisë, Holanda vendos të lejojë përsëri lëvizjen e lirë të të gjitha kategorive të shtetasve shqiptarë drejt territorit të saj që prej datës 24 qershor e në vijim”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.