Familja e pilotit bën kërkesën: “Kujdestaria e mbesës të jetë e përbashkët”

Pas vrasjes tragjike të 20-vjeçares Caroline dhe arrestimit të bashkëshortit të saj Babis, i cili pranoi autorësinë e krimit, e gjithë vëmendja është te vogëlushja e tyre Lidia.Të dyja familjet, si ajo e Caroline, por dhe ajo e Babisit, kanë kërkuar të marrin kujdestarinë e vajzës. Familja e 20-vjeçares kërkon që të sigurojnë kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre, me pretendimin se në Athinë, ajo do të njihej si vajza e personit që i vrau të ëmën.

Ndërkohë, nga krahu tjetër, prindërit e pilotit, kanë kërkuar që kujdestaria t’i kalojë të dyja palëve. Pra, nga muaji tetor, e deri në prill, të kenë ata të drejtën për t’u kujdesur për vajzën, e në muajt në vazhdim, e mitura të qëndrojë te prindërit e mamasë. Këtë kërkesë e ka konfirmuar avokati i familjes së pilotit, Giannis Kotsos.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.