Qeveria ka rihapur garën ndërkombëtare për zgjedhjen e një kompanie e cila do të ndërtojë tunelin e Llogarasë.Ofertat për shoqëritë e interesuara do të priten deri më 28 korrik, dhe nëse nuk do të ketë ankesa pritet që punimet për këtë vepër të nisin në fund të vitit.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e anulloi tenderin e parë duke përjashtuar të 6 kompanitë që morën pjesë për mungesë të plotësimit të dokumentacionit.Tuneli do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura, nga 110 dhe 40 metra të gjatë dhe do të kushtojë 155 milion euro.
Programohet që vepra të përfundojë pas 3 vjetësh e 1 muaji. Qafa e Llogarasë pas ndërtimit të tunelit do të përshkohet për 6 minuta duke reduktuar kohën prej 55 minutash që i duhet sot automjeteve për të kaluar Llogaranë, ndërsa do të lidhet me Urën e Shën Elizës me aksin e ri për të cilin kanë nisur punimet Dukat-Orikum.
